Një pjesëtare e Policisë së Kosovës ka pranuar mesazhe kërcënuese dhe fyese nga një grua, shtetase shqiptare.
Për këtë ka raportuar Policia e Kosovës në raportin 24 orës.
“Vushtrri 25.03.2023-19:30. Ankuesja femër kosovare, pjesëtare e PK-së, ka njoftuar se përmes rrjetit social nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë ka pranuar disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, fyese e denigruese. Nuk raportohet për të arrestuar, është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.