Është arrestuar një person, shtetas i Serbisë pasi i njëjti dyshohet se ka dëmtuar dy shenja të trafikut në komunën e Leposaviqit.
I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje.
Njoftimi i policisë:
VANDALIZËM
Leposaviq / 16.03.2024 01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje.