Hetuesit policorë kanë kontrolluar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë pas dyshimit se ka armë pa leje.
Në shtëpinë e të dyshuarit M.M., 73 vjeçar, K/Serb, janë gjetur dhe janë sekuestruar armë dhe municion.
o Dy (2) pushkë automatike AK-47
o Tetë (9)karikator të pushkës AK47
o Dy (2) pushkë të gjata M48
o Një (1)armë të shkurtë Pistoletë
o Tetë (8) raketahedhës ( Tromblona)
o Një (1) raketahedhës (Zollë)
o Dy (2) granata dore
o Një mijë e njëqind (1100) fishke të kalibrave të ndryshëm
o Pjesë të ndryshme të armëve dhe të uniformes ushtarake (pa emblema)
Armët dhe municioni i sekuestruar, do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” neni 366 paragrafi II, i KPK-s.
Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.