Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj po vazhdon t’i mbajë premtimet.
Ai përmes një postimi në rrjetin social FB ka njoftuar se ka nisur puna për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në fshatin Gllarevë.
Investim ky nga buxheti komunal që ka një kosto prej 245 996 euro.
Ky është njoftimi i Elezajt:
Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Gllarevë ka qenë një nga premtimet e mia elektorale për realizimin e të cilit tashmë kemi filluar punën dhe do të përmbushet brenda një kohe të shkurtër.
Sot, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, kemi parë nga afër fillimin e punimeve në këtë projekt shumë të nevojshëm e të rëndësishëm, i cili është investim nga buxheti komunal dhe ka një kosto prej 245 996 euro.
Në kuadër të këtij projekti kemi planifikuar edhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimin në gjatësi prej 1500 metrave, ndërsa projekte të tilla kemi premtuar edhe në fshatra tjerë dhe realizimi i tyre do të bëhet në të ardhmen e afërt.