Një police është goditur me veturë në “Veternik” të Prishtinës, nga një person i cili po tentonte t’i ikte kontrollit policor.
Zyrtarja policore është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor dhe bëhet e ditur se ka pësuar thyerje të këmbës,
“Njësia policore gjatë zhvillimit të një operacioni policor, gjatë tentim-ndalimit të një veture, i dyshuari për t’i ik kontrollit policor, me veturën e tij ka goditur zyrtaren policore. Policia në këtë rast ka përdorur armën e zjarrit, nga të shtënat me arë nuk ka të lënduar nga arma. Kurse, viktima (zyrtarja policore) është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor, ajo ka pësuar lëndime të rënda (thyerje të këmbës). Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.