Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Mitrovicën veriore.
Zyrtari rreth 45 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpi, njofton Klankosova.tv.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës veriore, Besim Hoti.
“Po ngjarja është e vërtetë, viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Nuk ka dyshime për tu hetuar, pasi vdekja ishte natyrale”, tha Hoti.