Një person në Prizren ka plagosur me armë zjarri dje shokun e tij.
Policia e ka shoqëruar të njëjtin në stacion, teksa dyshohet se rasti ka ndodhur aksidentalisht.
Pas rastit, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Sipas mjekut, ai është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.