Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, depresioni, e problemet të ndryshme familjare shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste,
Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe mbrëmë, ku sipas deklaratës së familjes nga Peja, familjari i tyre mbrëmë ka tentuar të vetëvritet.
I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare, atje ku dhe është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Mbrëmë rreth orës 20:40 minuta nga Qendra e Mjekësisë Familjare jemi njoftuar se kanë pranuar një person të lënduar. Menjëherë Policia ka dalë në vendngjarje ku dhe kuptuan nga deklarata e familjes së personit se i njëjti ka tentuar të vetëvritet. Viktimës i është bërë tretmani mjekësor dhe momentalisht është në gjendje stabile”, u shpreh Gashi.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Tentim vetëvrasje’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.