Në Klinikën Infektive më QKUK sot janë të hospitalizuar 10 pacientë, prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 8 pacientë.
Nga 8 pacientët me Covid 19, 4 raste janë në gjendje stabile, 2 raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Ndërsa, 2 raste janë në Repartin e Mjekimit Intensiv, ku njëri prej tyre është në gjendje kritike.