Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK është realizuar një operacion i rrallë.
Doktori i klinikës, Elmi Olluri, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka treguar për këtë operacion.
Ai ka thënë se një i moshuar 100 vjeçar është operuar për shkak se në trupin e tij, këmbën e tij janë zhvilluar dy aneurizma.
Ky është postimi i plotë i doktorit:
“Diç e rrallë në trupin e njeriut!
Por mosha 1922 i lindur, dhe hezitimi deri tani për operacion bën që te ky i moshuar 100 vjeçar të zhvillohen dy ANEURIZMA në të njëjtën gjymtyrë( këmbë).
Aneurizma e arteries profuna femoris (APF)dega e saj e dytë me dimensione 5×4 cm
Dhe Aneurizma e arteries femorale superficiale( AFS) qe kishte përfshi edhe arterien politea (AP) deri edhe trungun TP ,me dimensione 11x 4,8 cm
Janë raste teërralla në literaturë ose edhe e vetmi i këtij tipi kur merr për bazë lokalizimin, dimensionet dhe përfshirja e disa artereve.
Këto raste shoqërohen me vdekje të larta , por edhe me 70-80% të humbjes së ekstremitetit ( kamës)
Pacienti ynë e përballoi mirë këtë operacion edhe këmba e tij shpëtoi!
Këtë e bën të mundur Anesteziologët e QKUK dhe ekipi i kirurgjisë vaskulare në QKUK.”