.Tahire Gashi nga Klina, djali i së cilës është me autizëm, ka dy muaj që i ka dalë problem me drejtuesit e shkollës fillore “Motrat Qiriazi”.
Djali i saj Learti, 5 vjet e gjysmë, që vijon mësimin parashkollor, krejt këtë kohë ka mbetur pa mësues mbështetës për mësim-nxënie, pasi drejtori atë e ka angazhuar diku tjetër dhe me orar tjetër, raporton KTV.
Ajo, paraprakisht, kishte bërë kërkesë në Ministri të Arsimit, e kjo e fundit e kishte urdhëruar Drejtorinë Komunale që të angazhojë asistentë, të cilët do të kujdeseshin për fëmijën e saj dhe të tjerë me nevoja të veçanta.
Kërkesën, ajo e kishte mbështetur në Udhëzimin administrativ i cili rregullon përfshirjen e fëmijëve në institucionet parashkollore.
Ajo tregon se këtë e kishte bërë nga detyrimi, sepse biri i saj disa herë ishte nxjerrë jashtë nga mësuesja shkaku se kishte shkaktuar probleme e atëherë i ishte kërkuar që njëri prej prindërve të jetë prezent në klasë patjetër.
Madje, prezenca e KTV-së i pengoi aq shumë drejtorit saqë ai njoftoi edhe policinë për rastin.
Ndërkaq, televizioni ka provuar të kontaktojë edhe me drejtorin e Arsimit në Klinë, Enver Gashi, por ai përveçqë nuk ishte prezent në zyrë gjatë orarit të punës, as nuk u është përgjigjur thirrjeve të televizionit.
Ai ka shtuar se ky problem është zgjidhur dhe, sipas tij, fajtor ishte prindi, sepse nuk ishte pajtuar ta sillte në mësim fëmijën, në orarin kur asistenti ishte prezent në shkollë.
Megjithatë, kur ekipi i televizionit, bashkë me nënën dhe fëmijën, u paraqitën në shkollë, kjo e nervozoi drejtorin dhe disa mësimdhënës, të cilët ofenduan e u fjalosën me Tahire Gashin.