Pas një muaji spektakël e emocione të shumta, sonte përfundon Kampionati Evropian.
Në finalen e madhe do të përballen dy nga kombëtaret më të fuqishme, Spanja dhe Anglia, të cilat do të kërkojnë trofeun më të madh Evropian,
Kjo ndeshje zhvillohet në ”Olympiastadion” në Berlin, e cila nis nga ora 21:00.
Gjatë rrugëtimit deri në finale, pas kalimit të grupit ku për kundërshtar e kishin Shqipërinë, Kroacinë e Italinë, Spanja në 1/8 e finales e eliminoi Gjeorgjinë, në çerekfinale Gjermaninë, ndërsa në gjysëmfinale e mposhti Francën.
Në anën tjetër Anglia eliminoi Sllovakinë, Zvicrën dhe Holandën.
“Furia e Kuqe” e ka fituar tre herë Kampionatin Evropian dhe do të kërkojë trofeun e katërt në histori, ndërsa ”Tre Luanët” nuk e kanë fituar asnjëherë Kampionatin Evropian, derisa suksesin më të madh e kishin në vitin 2020, ku u mposhtën në finale nga Italia në vitin 2020, pikërisht në vendin e tyre, në stadiumin ”Wemblew”