Gjykata Themelore e Pejës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Edmond Lajqit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij të martën në Pejë.
Këtë e kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” burime brenda Gjykatës Themelore në Pejë.
Caktimi i paraburgimit për një muaji ndaj të dyshuarit Lajqi u bë pas mbajtjes së seancës dëgjimore.
Mëngjesin e sotëm, Lajqi dyshohet se qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukellaj.