Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një aksion që rezultoi me arrestimin dhe ndalimin e një personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar në bazë të Ligjit Penal të ish-Jugosllavisë,
Sinjali raportoi para dy ditësh se i arrestuari është Srdjan Lazovic, rreth 48-vjeçar dhe se ka siguruar një fotografi të tij, pikërisht të kohës së luftës.
Ndaj tij, Prokuroria ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë dhe sot është mbajtur seanca dëgjimore.
Me vendim të Gjykatës, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.
Lazovic shihet me armë në dorë në fshatin Panorc të Komunës së Malishevës, ku dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile.