Një muaj paraburgim ndaj një personi për prostitucion

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit F. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të prostitucionit.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

“Me date 10 mars 2021, në Gjakovë, saktësisht në vilat “M…” në fshatin D., i pandehuri F.K., në bashkëveprim me të dashurën e tij të miturën , rekrutojnë dhe organizojnë personin tjetër të miturën me qëllim të mundësimit të prostitucionit të kryej marrëdhënie seksuale me shokun e tij D. J., në këmbim të shumës prej 200 euro”.

“Me këto veprime i pandehurit F. K., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” në bashkëkryerje nga neni 234 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 dhe 31, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës