Sot në Komunën e Malishevës është shëruar një person me COVID-19 dhe është regjistruar një rast i ri,
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e kësaj komune dhe për më tepër thuhet se për shkak të rastit të ri, në këto dy shkolla procesi mësimor do të vazhdojë në formë online, pasi që e infektuara është mësimdhënëse në këto dy shkolla.
Komuna e Malishevës pas takimit të Task-Forcës për arsim të mbajtur sot, ka marrë vendim që shkolla në Damanek dhe shkolla e mesme profesionale në Kijevë, të kalojnë në planin C të mbajtjes së mësimit, deri në një vendim tjetër.
Rasti i ri është regjistruar në fshatin Damanek të këtij qyteti.
Kujtojmë që deri më tani, që nga fillimi i pandemisë në Malishevë janë regjistruar 253 raste me COVID-19, 223 prej tyre janë shëruar, 24 kanë vdekur dhe aktiv janë 6 persona.