NJË LAJM I MIRË PËR TRASHËGIMIMË KULTURORE TË KLINËS

Kulla e Bekë Sylë Millakut – Ujmirë, Kulla e Gjon Mark Çunit – Dresnik, Kulla e Nue Jakut – Videjë, Mulliri i Isuf Halilit – Poterq i Epërm si dhe afreskat e periudhës Romake të Dresnikut, i janë shtuar Listës së Trashëgimisë Kulturore për mbrojtje të përkohshme nga MKRS, asete këto që përmbajnë ndër tjerash edhe vlera të çmuara historike dhe dëshmojnë për një kulturë të veçantë shqiptare ndër vite.

Këto propozime janë përgatitur nga DKRS – komisioni për inventarizim të aseteve kulturore në komunën e Klinës dhe përmes QRTK-së në Gjakovë janë përcjellur për procedura tjera administrative dhe pas afatit të rregullt për aplikim ministria ka njoftuar se këto objekte plotësojnë kriteret dhe tashmë janë pjesë e kësaj liste.