NJË KUJTIM HOMAZHI NË KUADËR TË 22 VJETORIT TË KALIMIT NË AMSHIM TË VEPRIMTARIT, NIKOLLË P. MRIJAJ

 

Shkruan: Lekë Mrijaj

 

Fundshekulli XX në historikun e Kosovës Dardane, ka mbetur si ngjarje tejët e rëndësishme për ne shqiptarët. Pra vëndi ynë-Kosova për herë të parë në kushte okupimi nga Serbia gjenocidiale me 7 Shtator të vitit 1990 (pas deklaratës Kushtetuese e 2 korrikut) permes Deputetëve të Kosovës apo siq njihej me konkret të Kushtetutës së Kaçanikut shpalli Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran e cila ishte bazament i fuqishëm për ndërtimin e jetës demokratike dhe institucionale në Kosovë. E qe nentë vite me vonë edhe vetë populli ynë përmes grykës së pushkës kundrejt forcave militare dhe paramilitare terroriste Serbe, permes luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të mbeshtetjës së pakursyer të miqve tanë: Aleancës Veri Atlantike qe kryesohej nga Amerika, populli Shqiptarë në Kosovë, për herë të parë pas afro njëqind vjetësh përjetoj Lirin dhe të Drejtēn nacionale e njerëzore në vëndin tyre.

Nikollë Mrijaj është pinjolli i Nikollës së Parë i Mrijajve dhe biri i Pren Mrijaj i cili është një nder të pakët figura i cili sa ishte gjallë me fanatizëm i sherbeu dhe ruajti vlerat e përgjithshme familjare, kombëtare e njerëzore.  Ishte një njeri i cili ndërroj jetë, sot njezët e dy vjetë më parë, pikërisht në këtë datë historike për shqiptarët, me 7 shtator të vitit 1999 pas çlirimit të Kosovës nga soldateska fashiste gjenocidiale serbiane.

Nikolla, ishte nxënës i françeskanit kulturuar, At’ David Pepaj O.F.M. ((Don Lush Sopi, “Famullia e Zllakuqanit” (1997, shih f.69). Respektivisht punoi si nëpunës në disa komuna, si: Kryetar Komune në Zllakuqan të Klinës, Gurrakoc, Istogu (Burimi) dhe Klinë. Partia Komuniste Jugosllave e dënoi disa herë me burgim për shkak, se ai nuk iu bind asnjëherë urdhërave të tyre diskriminuese qe behëshin kundrejt shqiptarve dhe mu për ketë disa herë ia morën librezën e partisë komuniste. Për herë të fundit, Nikolla është dënuar, kur ai kryente detyrën e sekretarit dhe arkatarit, në një sipërmarrje komunale të komunës së Klinës e cila drejtohej nga njëfarë Millan Bashanoviqi, nga i cili edhe u çvesh në tersi nga aktiviteti partiak dhe u shkarkua njëzëri nga të gjitha detyrat zyrtare administrative.

Bazuar në një shkrim të gazetës “Politika” e Beogradit, të vitit 1939, Nikollë P. Mrijaj, s’bashku me një delegacion shqiptar nga Lugu i Drinit qe kryesohej nga Patër Tomë Xhaja ( Adem Dushi, Llesh Gjon Lleshi, Ukë Sahiti, Ukë Paloka, Mark Duhani, Mark Përgjoka dhe Mark Laska.), u takuan në Beograd me Kryeministrin Dr. Vllatko Maçek. Ky delegacion shqiptarë, kishte ngritur zërin e protestës, kundër kolonizimit serb e malazias në këto treva dhe për reformën e përfolur agrare. Nikolla është takuar edhe me Prof. Ernest Koliqi, me cilësinë e Ministrit të Kulturës dhe Arsimit, dërgoi Akademik Prof. Rexhep Krasniqin, Mati Logoreci, Prof. Ahmet Gashi, së bashku me shumë profesorë dhe arsimtarë të tjerë nga qyteti i Shkodrës dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë, që iu përgjigjen njëzëri thirrjes kombëtare të Ministrit në hapje të mbi 200 shkollave në gjuhën shqipe në Kosovë, ku, dominon shumë vullneti dhe kontributi i intelektualëve nga qyteti i Shkodrës.

Nikollë P. Mrijaj edhe gjatë periudhës së vitit 1945 dhe në vitet në vijim ndihmoi në mënyrë të fshehur lëvizjet nacionaliste në Kosovë, që luftonin për bashkimin e të gjithë trojeve etnike në një shtet të vetëm dhe për lirimin e Kosovës nga pushtuesit shekullorë serb. Kështu me radhë do të ndihmojë në luftën e njohur të Drenices dhe në veçanti ndihmoi me të gjithë mundësitë çeten nacionaliste të udhëhequr nga trimi i Kosovës Ndue Përlleshi, Ukë Sadiku, Prof. Ymer Berisha e sokoleshen shkodrane Marije Shllaku. (Libri “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekuj” (Kujtime), T. M.).

Nikolla ishte një plak i urtë, tamam një zë i fortë i së vërtetës, mëndjendritur, i sinqertë, me shumë dije e arkiv për shumë ngjarje. I paisur me njohuri intelektuale e njerëzore, duke e njohur në përpikëri edhe Kanunin e Lekë Dukagjinit, dhe gjeneologjin e Kapidanit të Mirditës dhe periudha të epokave të ndryshme nder shekuj, i cili me fanatizëm i ruajti vlerat kombëtare e njerëzore, fisnore e kulturore.

Ai, vertetë la një emër të mirë të trashëguar nga parardhësit e tij të denjë, i deshmuar tamam dhe i formuar si një njeri për komb, fe, kulturë e atdhe. Kontribut të posaçem ai dha edhe në Pajtimin e Gjaqeve dhe ngatërresave në Lugun e Drinit me rrethinë.

Lavdi veprës së tij – Pushoftë në paqe!