NJË KOSOVAR VRET GRUAN E TIJ NË GJERMANI

Një kosovar 55 vjeçar ka vrarë gruan e tij duke e goditur me thikë në një park në qytezën Künzell të Gjermanisë.

Gruaja u plagos aq keq nga goditjet me thikë sa që vdiq në operacionin emergjent, shkruan mediumi lokal Hessenschau në Gjermani.

Gruaja 52-vjeçare u qëllua me thikë në një parking të veturave të premten pasdite.

Kosovari u gjet nw makinwn e tij nga zyrtarwt policorw. Ai ishte pranë gruas së tij të plagosur rëndë. Ai u arrestua pa rezistencë, tha policia e Osthessen në një deklaratë të premten.

Gruaja 51-vjeçare u dërgua në emergjencë dhe vdiq gjatë operacionit emergjent.