Një kosovar nga Arllati i Drenasit ka humbur jetën tragjikisht, të shtunën, në Itali.
Familjarët e të ndjerit kanë konfirmuar se B.B ka rënë nga kati i tretë në vend pune.
43-vjeçari pak muaj më parë kishte shkuar në Itali.
“Pas dite kemi marr informatën se Bashkimi ka vdekur. Na kanë thënë se ka ra nga kati i tretë i një ndërtese, teksa ishte duke punuar”, thanë për RTKlive familjarët e të ndjerit.