Një kosovar në Slloveni është infektuar me variantin e ri të koronavirusit, që shpërtheu në Britaninë e Madhe,
Kryeministri slloven, Janez Jansha, përmes një konference njoftoi se shtetasi i Kosovës kishte shkuar nga Belgjika në Slloveni për qëndrim të përkohshëm.
Ky është rasti i parë i variantit britanik të COVID-19 i regjistruar në Slloveni.
Britania e Madhe është duke u përballur me këtë variant tash e disa muaj.