Edhe pse u mposht me në dy ndeshjet e fundit me shifrat 4-0 ndaj Atalantës dhe 3-0 ndaj Fiorentinës, drejtori sportiv i Juventusit e konfirmoi qëndrimin e Thiago Mottës në stol. Megjithatë, qëndrimi i teknikut italian në stolin bardhezi varet shumë nëse arrihet zona Champions deri në fund të sezonit.
Në rast se edhe në ndeshjet e radhës do të arrinte rezultate jo të mira, Thiago Motta do të ishte në dyshim të madh te qëndrimi në Torino. Emri që mendohet se do të zëvendësonte 42-vjeçarin në stol, është Igor Tudor.
Ndeshja e radhës e Juventusit në kampionat është përballë Genoas, dhe në rast se nuk do të arrihet një fitore, Motta do të rrezikojë shumë qëndrimin e tij në Torino. “Zonja e vjetër” pozicionohet në vendin e pestë, një pikë më pak se Bologna e zonës Champions.