Një imam kosovar është dëbuar së fundi nga Zvicra. Sipas raportimeve të mediave të huaja thuhet se arsyeja e dëbimit është dhuna e imamit ndaj bashkëshortes së tij dhe qëndrimet kontraverse të tij karshi ligjit zviceran.
37- vjeçari, E.D, është detyruar të lërë shtetin e Zvicrës, Kantonin Sant Gallen, pasi autoritete shtetërore nuk ia vazhduan lejeqëndrimin, transmeton Indeksonline.
Ky vendim u mor saktësisht nga Gjykata Federale Supreme. Imami dyshohet se ushtroi dhunë fizike dhe seksuale ndaj gruas së tij, nga viktima më pas është dërguar në një qendër rehabilituese.
Çifti kishte shkuar në Zvicër 4 vjetësh më parë dhe po jetonte ndaras. Me agresosorin, viktima kishte një fëmijë, kurse nga një martesë e mëhershme kishte 4 fëmijë të tjerë.
Policia mori si kredibile deklaratat e viktimës, ku ajo vërtetoi se bashkëshorti i saj ushtroi dhunë fizike, mentale dhe seksuale.
Vendimi i Gjykatës Supreme-Federale ka konstatuar se imami në fjalë nuk është socializiuar me ligjet dhe jetën në Zvicër./