Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar pasi që zjarri ka përfshirë një dhomë të Klinikës së Psikiatrisë në QKUK
Flora Ahmeti, zëdhënse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë se sot rreth orës 00:15, është raportuar se në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë, një dhomë është përfshirë nga zjarri.
Sipas saj, policia dhe prokurori i shtetit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
“Si pasojë e zjarrit në këtë rast, një person ka vdekur si dhe pesë të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor”- tha ajo.
Ahmeti shton se aktualisht policia në koordinim me prokurorin ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, që është i cilësuar si zjarrvënie dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm