Një person ka vdekur në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, pas rrëshqitjes së një orteku të borës.
Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, tha Veseli.
“Ekipet e policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do të njoftoheni në kohë reale”, thotë tutje ai.