Një person ka vdekur e katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Në aksidentin që përfundoi me fatalitet ishin të përfshira tri vetura, njëra prej tyre e parkuar kurse dy të tjera ishin në lëvizje.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, një veturë e parkuar dhe dy të tjera që kanë qenë në lëvizje.
Ahmeti tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.