Mbrëmë në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Gllarevë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes, dhe tre të tjerë janë lënduar, shkruan gazeta inFokus.
Sipas Policisë, në këtë aksident ishin të përfshira një automjet i markës Opel me targa vendore i drejtuar nga i dyshimti dhe një motokultivator i drejtuar nga viktima, ku si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes.
Ekipi mjekësor, ka konfirmuar vdekjen e viktimës, ndërsa tre persona janë lënduar dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.
“Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit. Hetuesit rajonalë për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rastin në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të të njëjtit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në murgun e spitalit rajonal në Pejë”, thuhet në komunikatë./Gazeta inFokus/