Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rjaonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur në fshatin Baballoq të Deçanit ka vdekur një person dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.
“ Aksidenti ka ndodhur në fshatin Baballoq. Një person është i vdekur një i lënduar”, ka thënë Gashi për Gazetën Express.
Ai ka thënë se personi i lënduar është dërguar për trajtim në spitalin Rajonal të Gjakovës.
“I lënduari është dërguar në spitalin rajonal të Gjkaovës”, ka shtuar tutje Gashi.
Ai ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe se njësitet përkatëse tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes