Një femër rreth moshës 19 vjeçare ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident mes dy veturave që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:25 në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se fillimisht tre persona ishin të lënduar, por rreth orës 04:20 viktima femër kishte ndërruar jetë në emergjencë.
Ai theksoi se trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar për obduksion.
Po ashtu bëri të ditur se është arrestuar edhe një person i dyshuar i cili është dërguar në mbajtje.
“Me datë 01.01.2022, ora 23:25. ne autostraden “Arbën Xhaferi” segmenti rrugor Prishtine -Lipjan në KM e 5të, është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”.
“Rreth orë 04:20, një person femër pasagjere (viti i lindjes 2013) ka ndërruar jetë në emergjencë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në mjekësi Ligjore për Autopsi”.
“Me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje, për procedura të mëtejme ligjore”