Një tërmet tronditi Turqinë juglindore të hënën, duke shkaktuar një viktimë dhe duke plagosur 69, si pasojë e shembjes së disa ndërtesave, thanë autoritetet turke.
Rikujtojmë se tërmeti që goditi vendin mëngjesin e 6 shkurtit vrau më shumë se 50,000 njerëz në Turqi dhe Siri.
Yunus Sezer, kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha në një konferencë për shtyp se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit ishin vënë në gatishmëri për të kërkuar persona në pesë ndërtesa.
Sipas mediave, dy persona besohet të jenë të bllokuar në rrënojat e një ndërtese