Në Spitalin e Pejës po trajtohen 21 pacientë të infektuar me COVID-19. 14 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 6 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Derisa, një person në Spitalin e Pejës ka arritur që të shërohet nga coronavirusi.
“Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:14 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 244 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.