Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka kërkuar edhe njëherë nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe këshillat e institucioneve shëndetësore.
Ky është statusi i tij:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit tonë Xhavit Alimusaj nga Strellci (djali i veprimtarit dhe ish-deputetit Nimon Alimusaj) i cili humbi jetën në përballje me virusin COVID19.
Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje.
Ngushëllime të sinqerta familjes!