Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, në dalje të autostradës që lidhet me magjistralen Prishtinë-Pejë
“Aksidenti ka ndodhur në pjesën e autostradës Bresje- Veternik. Bëhet fjalë për një vetaksident, një person është lënduar”, tha, Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.