Një person ka kërkuar ndihmë nga Shërbimet Emergjente të Pejës, pasi ka pësuar lëndime, pasdite sot, gjatë ecjes rekreative, me marshutë të planifikuar nga pika e Varrit të Sykut deri tek Vjellaka.
I njejti, fatmirësisht ka pësuar lëndime të lehta dhe se intervenimi për shpëtim ka qenë i shpejtë.
Lajmin për ‘RADIO 1’ e konfirmon Brigada e Zjarrëfikësve të Pejës, respektivisht shefi i turnit Mentor Dreshaj.
‘Kemi pranuar informacion se një person ka pësuar lëndime në masivin malor afër Shtupeqit dhe ka nevojë për ndihmë. Kam aktivizuar menjëherë ekipet emergjente dhe bashkë me ta i jemi përgjigjur vendit të ngjarjes.
Bëhet fjalë për një pasionant të ecjes në natyrë, me identitet Merkur Beqiri, banues në Prishtinë, i lindur në Pejë. Kemi intervenuar me njësinë tonë, i kemi ofruar ndihmën e nevojshme dhe e kemi nxjerrë tek pozicioni i përshtatshëm ku ka qasje edhe autoambluanca, për tja dorëzuar për tretman të mëtejmë.
Fatmirësisht ai ka lëndime të lehta, ndërsa lëndimi ka ndodhur derisa ka qenë duke ecur për rekreacion nga pika e Varrit të Sykut deri tek Vjellaka.’-tha Dreshaj për ‘RADIO 1’.
‘Tani ekipet tona edhe autoambulanca e Pejës e dërgojmë për kontroll e trajtim në Sptalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës’-shtoi ai.