Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të dielën pasdite një i burgosur ka ikur nga burgu i Dubravës.
I burgosuri M.K. është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës.
Sipas njoftimit, i njëjti ishte i dënuar me shtatë muaj për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.
Për rastin, SHKK-ja ka thënë se e ka njoftuar policinë dhe menjëherë është bërë fletërreshtimi