Një person është arrestuar në fshatin Krushevc të Pejës pasi për shkaqe të panjohura e ka sulmuar me thikë viktimën mashkull.
Sipas njoftimit nga Policia viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Ndërkaq mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra është konfiskuar nga njësiti policor.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.