Një person është arrestuar në Malishevë, pasi i njëjtë ka kanosur përmes telefonit një polic.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se deri tek kanosja erdhi pasi zyrtari policor derisa kishte qenë në kryerje të detyrës e kishte ndaluar të dyshuarin derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën pa patentë shofer dhe pa regjistrim dhe i kishte shqiptuar gjobë, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se përmes telefoni e kishte kanosë viktimën kosovar -zyrtar policor. Deri te kanosja është pasi zyrtari policor derisa kishte qenë në kryerje të detyrës e kishte ndaluar të dyshuarin derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën pa patentë shofer dhe pa regjistrim dhe i kishte shqiptuar gjobë. I dyshuari kur është arrestuar kishte qenë nën ndikim të alkoolit të cilit ju ka bërë matja dhe ka rezultuar 2.03 promil”, thuhet në raport.
Tutje, policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.