Në vendngjarje ka dalë policia dhe ekipi mjekësor, këta të fundit kanë konstatuar vdekjen e saj.
Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Policia ka pranuar informatën rreth orës 10:00 se në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Istog një femër gjendej në një banesë pa shenja jete. Njësitë relevante bashkë me mjekun kanë dal në vendin e ngjarjes. Policia po e heton rastin”, tha Rugova.