Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një grua është gjetur e vdekur dje gjatë ditës në banesën e saj.
Gruaja është gjetur nga policia në banesën e saj në Pejë, në rrugën “Eliot Engel”.
Njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes ku edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër K/Shqiptare. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”,-thuhet në njoftim të policisë