Tashmë në gjithë botën po ndjehet një frymë festive.
Sheshe, qytete e fshatra gjithandej janë dekoruar e veshur me drita shumëngjyrëshe, në vigjilje të Krishtlindjeve e Vitit të Ri.
Një atmosferë e tillë, po mbretëron edhe në vendin tonë, veçmas në kryeqytet, ku sheshi ka marrë një pamje magjike, derisa i kushtoj komunës ky investim hiq më pak se 75 mijë euro,
Por, një qytetet tjetër, i cili është jashtëzakonisht i vogël në krahasim me Prishtinën, ka ndarë 20 mijë euro për dekorin.
Bëhet fjalë për qytetin e Klinës, ku në faqen zyrtare të kësaj komune është publikuar edhe dhënia e kësaj kontrate.
As Lipjani nuk mbetet shumë larg Klinës, ku kjo komunë ndau 15 mijë euro për dekorimin e sheshit.
Në anën tjetër, qyteti që ndodhet shumë pranë Klinës, Istogu ka dekoruar qytetin me vetëm 5 mijë euro.
E një qytet po aq sa Klina, Kamenica sonte ka nisur të zbukurohet, derisa komuna ka ndarë 9 mijë euro.
disa imazhe se si është dekokuruar një pjesë e qytetit, derisa ende ka mbetur punë.