Mbi 10 tonë mielllë me origjinë nga Serbia pa dokumentacion është hasur në Mitrovicë.
Kështu ka bërë të ditur dogana e Kosovës përmes një komunikate për media, shkruan Gazeta inFokus.
Në rastin tjetër njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë kanë tentuar të ndalin një furgon që dyshohej për kontrabandë, i njëjti gjatë tentimit të shmangies së ndalesës nga personat
zyrtar është rrokullisur. Ky furgon ishte duke transportuar pije të gazuara joalkoolike në sasi rreth 2000 litra si dhe produkte tjera ushqimore.
“Njësitet Antikontrabandë tek udhëkryqi i Lipjanit kanë ndalur një furgon cili vinte nga drejtimi i Ferizajt dhe që barte rreth 6000 litra vaj motorik dhe hidraulik dhe i cili nuk kishte mbulesë
dokumentacioni. Si rrjedhojë e kësaj ndalese është bërë edhe kontrolli i depos së kompanisë ne Podujeve ku edhe aty është gjetur sasia prej 460 litra te mallit përkatës pa dokumentacion
përkatës.”, thuhet në këtë komunikat
Si rezultat i aktiviteteve janë sekuestruar tri automjete të cilat kanë shërbyer për transportimin e këtyre mallrave, derisa vlera e mallrave të ndaluara është mbi 10 000.00 €. Kurse raste janë
proceduar për procedurë të mëtejme.