Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Lubovec të Skënderajit, ku lëndime të rënda trupore ka marrë një fëmijë i moshës 4 vjeçare.
Sipas policisë vetura po drejtohej nga një i mitur në momentin kur e godet 4 vjeçaren.
Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë.
I njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
“Fsh. Lubovec, Skenderaj 10.05.2022 – 16:25. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin, fëmijë mashkull kosovar i cili e ka goditur një fëmijë 4 vjeç femër me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë dhe sipas stafit mjekësor gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, njofton policia.