Policia njofton se kanë arritur ta arrestojnë njërin nga të dyshuarit, ndërsa tjetri është arratisur bashkë me viktimën,
“Peje 31.05.2020-18:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku me djalin e tij kanë privuar nga liria viktimën femër kosovare. I dyshuari i dytë me viktimën janë larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet vendndodhja e tyre”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari i arrestuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Klina info/