Ilirjan Biblekaj, 20 vjeçari ka krijuar një “Facebook” që rrënjët i ka nga Kosova.
Një prodhim vendor me synime të qarta.
Biblekaj është themelues i kompanisë “ILLCON Inc”.
ILLCON Inc është një kompani multimediale, një rrjet social që për qëllim ka të krijojë diçka që do ta ndryshojë të ardhmen dhe ta bëjë atë më të mirë.
Kompania e themeluar nga kosovari i ri në moshë ka synime të mëdha.
Përmes këtij rrjeti social, njerëzit do të mund të qëndrojnë në kontakt me miqtë e familjarët e tyre. Të shprehen e të tregojnë historitë e tyre me të gjithë.
Cilat grup- mosha do të mund të jenë pjesë e ILLCON?
Ekspertët e kësaj platforme kanë vlerësuar se grup-moshat nga 8-65 vjeçare do të mund të jenë pjesë e ILLCON.
ILLCON është një nga aplikacionet e para që do të përdorë Inteligjencën Artificiale në sistemin e tij.
Ky rrjet social do të në dispozicion, përveç gjuhës shqipe edhe në shtatë gjuhë të tjera; Gjuhën angleze, gjermane, italiane, spanjolle, turke, franceze e edhe në gjuhën ruse.
E veçanta e këtij rrjeti do të jetë siguria. Nuk do të ketë profile të rrejshme.
Prioritet kjo kompani do të ketë sigurinë e përdoruesve të saj dhe për këtë arsye ata kanë krijuar sistemet më të mira të sigurisë.
Kjo kompani në krye me Ilirjan Biblekajn përbëhet nga një ekip ekspertësh më të mirë të industrisë.
Ekipi i Biblekajt është i gatshëm ta bëjnë më të mirën të mundshme, prapa tyre qëndron dëshira e madhe për punë e që suksesi nuk do të mungojë.