Gjatë një kontrolli rutinë afër Minfeldit (rajoni Germersheim) të shtunën pasdite, policia gjeti trupin e pajetë të një 33 vjeçareje nga Landau në ulësen e pasagjerit në veturë, ka njoftuar policia e Rheinpfalz, raporton AP.
Shoferi kishte një armë në dorë të cilën e hodhi jashtë veturës. Burri nga Kosova u arrestua menjëherë mbi dyshimin për vrasje dhe u dërgua në mbajtje, transmeton Koha.net.
Komisioni për vrasje është duke e hetuar rastin. Motivi dhe vendi i krimit nuk janë zbuluar ende