Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jetë në Prizren.
Bëhet fjalë për një 18 vjeçar, trupi i të cilit është dërguar për obduksion, deri sa thuhet se viktima s’kishte shenja dhune, përcjellë Indeksonline.
“Fsh. Medvec, Prizren 01.03.2020 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar 18 vjeç është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal në Prizren. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes sipas mjekëve viktima nuk duket se ka shenja dhune. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”./