Në kufirin kroat, një nivel i lartë i një substance kancerogjene u gjet në patatet e skuqura me shije speci të prodhuara në Serbi, u njoftua në faqen e internetit të Komisionit Evropian.
Produkti nuk ka hyrë në tregun kroat dhe është shkatërruar nga dogana në kufi.
Substanca Akrilamide nuk mund të gjendet në ushqimet e freskëta dhe formohet kryesisht gjatë përpunimit të ushqimit në temperatura mbi 120 gradë, si dhe në lagështi të ulët, që përfshin pjekjen, skuqjen dhe forma të tjera të përgatitjes.
Zakonisht gjendet në bukë, patate të skuqura, drithëra mëngjesi, biskota dhe kafe.
Siç njofton Agjencia Kroate e Ushqimit, vlerësohet se prania e akrilamidit në ushqim mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit në të gjitha grupmoshat.