Postim i ploti i faqes zyrtare i facbooki te Nismes ne Kline
Trendit të ardhjeve në familjen tonë politike sot iu bashkua edhe doktori nga Klina, Agim Krasniqi.
Prof. Dr. Krasniqi ka përfunduar specializimin dhe doktoraturën në Bukuresht, ku edhe ka punuar për shumë vite. Që 12 vjet është kthyer dhe punon në Kosovë. Ne kemi nevojë shumë për ekspertizën e çmuar të doktorit.
Me doktorin do të jemi më të fuqishëm në Klinë dhe Kosovë. Nisma Socialdemokrate është mundësi e mirë për të gjithë profesionistët shëndetësorë, që së bashku të angazhohemi fuqishëm për t’i jetësuar politikat tona shëndetësore, që në fokus kanë shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Ardhjet e reja janë dëshmia më e mirë se Nisma Socialdemokrate është në rrugë të drejtë dhe personalitete të fushave të ndryshme po zgjedhin Nismën për ta dhënë kontributin e tyre, për ç’gjë edhe ndihemi krenarë.
Na priftë e mbara!