NISMA Socialdemokrate Dega ne Klinë shprehë indinjaten e thellë ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), për shkak të numrimit të pakove me votat e paligjshme të ardhura nga Serbia.
Kerkojmë nga PZAP qe të merret parasyshë ankesa e Nismës , Akr,PD dhe të gjitha ato vota te anulohen për të treguar se ne Kosovë ka rend dhe ligj.
Ne si kualicion besojem ne drejtësin dhe se drejtësia e thot fjalen e fundit e jo KQZ
NISMA Socialdemokrate Dega ne Klinë është e bindur se vullneti i 42072 votuesve të cilet na mundesuan te jemi pjesë e Kuvendit te Republikës se Kosovës,nuk do të mund të tjetersohet ne asnje menyrë, për derisa egzistojnë rrugët ligjore te cilat do ti shfrytezojmë deri ne piken e fundit.
Andaj jemi te bindur se do te jemi pjesë e Kuvendit te Republikës se Kosovës me deputet të cilet do të jenë zë i fuqishëm për te miren e të gjithe qytetarve te vendit tone.