Prej fillimit të daljeve në publik të rezultateve preliminare, veç fituesit, ishte edhe një çështje shumë interesante e këtyre zgjedhjeve.
Kalimi, apo jo, i koalicionin NISMA-AKR-PD, i pragut zgjedhor prej 5%, shkruan gazeta inFokus.
Në rezultate herë dilte më shumë e herë më pak, mirëpo, zyrtarët e këtij koalicioni në çdo dalje publike, shpreheshin shumë optimist se do të jenë pjesë e Kuvendit.
E se sa kjo çështje do të jetë e vërtetë, do të mësohet shpejt, pasi tash vetëm janë në përfundim të rezultateve, e që pritet brenda këtyre ditëve të dalin ato finale.
Mirëpo, Gazeta inFokus, përmes burimeve të saj brenda KQZ-së, mëson se ky koalicion, prapë se prapë, do të mbetet jashtë Kuvendit.
E kjo, gazeta inFokus e mëson se ka ndodhur në mungesë të vetëm 9 votave, të cilat do t’a dërgonin koalicionin e prirë nga Fatmir Limaj në Parlamentin e Kosovës./Gazeta inFokus/